
Ditën e shtunë, opozita do të dalë në sheshin për të protestuar për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama gjatë kohës së protestës nuk do të jetë në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri i vendit ka ironizuar Lulzim Bashën duke u thënë protestuesve se kreu i opozitës ju do për një foto. Kreu i qeverisë u thotë protestuesve të nesërm, se do të bëhen pjesë e planit ogurzi të opozitës, për të bllokuar negociatat e Shqipërisë me BE-në.
“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të Brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, “Ah, si nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!”...”, shkruan kryeministri.

Por vetëm pak minuta, pasi kryeministri Edi Rama kishte reaguar në lidhje me protestën e opozitës të shtunën, e menjëhershme ishte edhe përgjigja e kreut demokrat.
“Kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha teksa ka publikuar një video, ku shkruan se: Kush është pashai? Zbulohet nesër në ora 11 te Kryeministria.



