Çfarë e ka nxitur skepticizmin për vaksinën kineze sipas Erida Nelaj (VIDEO)

Çfarë e ka nxitur skepticizmin për vaksinën kineze sipas Erida Nelaj (VIDEO)

Jemi në ditën e tretë të vaksinimit, që deri më tanë numëron injektimin e mbi 95 mijë dozave në total, që përfshin vaksinat AstraZaneka, Pfizer, Sputnik dhe Sinovak.

Procesi po ndiqet me interes, por edhe me pikëpyetje tek një pjesë e qytetarëve. Përmes një komunikimi me Skype për MCN TV, përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj e pyetur lidhur me preferencën e qytetarëve për vaksinat, tha se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk e diskutojnë këtë. Siç u shpreh ajo në këtë situatë ku është shumë e vështirë të sigurosh vaksina duhet të vaksinohemi sa më shpejt.

Në lidhje me vaksinën kineze, Nelaj tha se skepticizmi për vaksinën kineze vjen edhe si pasojë e diskutimeve në vendet europiane dhe zhurmës që po i bëhet në media.

“Kjo vaksinë është përdorur nga miliona njerëz dhe ka marrë aprovim nga disa vende të tjera. Edhe Hungaria ka vaksinë kineze. Më vjen keq që i referohen studimit të Brazilit, atje ka pasur shpërthime të forta të Covid dhe nuk është momenti për t’u provuar efikasiteti i një vaksine”, tha Nelaj.

Intervista e Erida Nelaj për MCN TV:

Si po ecën aktualisht procesi i vaksinimit dhe në cilën fashë moshore është përqendruar ai tashmë?

Nelaj: Deri tani procesi i vaksinimit deri tani ka shkuar mirë, ne jemi të fokusuar për lehtësimin e procedurave. Për moshat 70+ po shtohen vendet e vaksinimit për të shmangur radhët e gjata dhe grumbullimet.  

Shqipëria ka në përdorim 4 vaksina, ka pasur deri më tani preferencë nga qytetarët për njërën apo tjetrën vaksinë?

Nelaj: Pjesa më e madhe nuk e diskutojnë fare llojin e vaksinës. Në këtë situatë ku është shumë e vështirë të sigurosh vaksina duhet të vaksinohemi sa më shpejt dhe duhen vaksinuar sa më shumë në një kohë të shkurtër.

Ka një diskutim të madh mbi vaksinën kineze. Në të vërtetë si ndikojnë kritika të tilla dhe çfarë certifikimi bëjnë autoritetet shqiptare për vaksinat që përdoren?

Nelaj: Unë do të thoja që në fillim për çdo vaksinë ka pasur diskutime në vendet europiane. Është pasiguria e ditëve të para dhe zhurma e madhe nga mediat, kjo vaksinë është përdorur nga miliona njerëz dhe ka marrë aprovim nga disa vende të tjera. Edhe Hungaria ka vaksinë kineze.

Çfarë certifikimi bën Shqipëria?

Nelaj: Shqipëria bën të njëjtin certifikim që bëjnë edhe vende të tjera, janë diskutuar të gjitha llojet e vaksinave, prodhimi, teknologjia dhe kemi qenë të qetë kur kemi mundur të sigurojmë vaksina edhe pse jo të kualifikuara nga FDA apo EMA. Është plus kur janë të regjistruara edhe nga EMA, por këto vaksina po autorizohen nga OBSH.

Në cilën fazë është përgatitja për pasaportën e vaksinimit për të cilën po flitet shumë në Europë dhe a mund të vlejë kjo pasaportë në BE për personat që kanë marrë vaksinën kineze?

Nelaj: Rekomandimi i OBSH është që ky të mos jetë kriter, megjithatë BE e ka diskutuar këtë. Ajo është një kartelë vaksinimi që tregon dozat që ka marrë një individ. Vendet ende kërkojnë që të ketë një konfirmim me test negative ndaj Covid.

Çfarë thuhet në dokumentin që shoqëron vaksinat për efektivitetin?

Nelaj: Efektiviteti bëhet nga studime dhe jo nga dokumenti. Dokumenti ka të bëjë me përbërësit e vaksinës. Më vjen keq që i referohen studimit të Brazilit, atje ka pasur shpërthime të forta të Covid dhe nuk është momenti për t’u provuar efikasiteti i një vaksine.

Tani që janë vaksinuar mësuesit mund të hapen shkollat?

Nelaj: Ky është synimi ynë, por duhet të presim minimum një muaj për të parë mbrojtjen. Nuk është ende koha për të rihapur shkollat, procesi nuk ka përfunduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy