Aeroporti ‘Nënë Tereza’ jep njoftimin: Anulohen fluturimet nga Italia dhe drejt saj

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ jep njoftimin: Anulohen fluturimet nga Italia dhe drejt saj

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar ditë e sotme anulimin e disa fluturimeve të parashikuara për sot drejt dhe nga disa aeroporte në Itali. Anulimi ka ardhur si pasojë e një greve ku ka hyrë personeli i trafikut ajror.

TIA njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Roma) janë anuluar nga aeroportet italiane për ditën e sotme. Nga ky njoftim përjashtohen: Fluturimet Ambulance, Medvac, Fluturimet e Kërkim Shpëtimit, Fluturimet Humanitare.

Në fund të njoftimit thuhet se pasagjerët që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy