Van Dijk është i Liverpoolit?

Van Dijk është i Liverpoolit?

Virgil van Dijk është lënë jashtë skuadrës së Southamptonit për turneun parasezonal në Francë dhe që tani mediat britanike janë duke konsideruar lojtarin si të Liverpoolit.

Trajneri i Southamptonit, Mauricio Pellegrino, ka zgjedhur 25 lojtarë për miqësoren me Evian-les-Bains, ku mungon holandezi, Virgil van Dijk.

Kjo ka rritur edhe më shumë spekulimet për largimin e 26 vjeçarit, që kërkohet me ngulm nga Liverpooli, derisa edhe Arsenali ka kontaktuar klubin anglez për holandezin.

Southampton ka insistuar gjatë gjithë kohës se lojtari nuk është në shitje, por duket se Van Dijk do të luajë në “Anfield” sezonin e ardhshëm.

Me 21 korrik, Pellegrino tha se Van Dijk ka kërkuar të largohet dhe si rezultat i kësaj duhet të stërvitet i vetëm, diçka që po e bën që nga ajo ditë – sinjale këto që dërgojnë drejt ndarjes së tyre. /Gazeta Express/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy