Dy shpërthime të fuqishme në Shkodër, objektiv ish-kandidati për kryebashkiak dhe një supermarket

Dy shpërthime të fuqishme në Shkodër, objektiv ish-kandidati për kryebashkiak dhe një supermarket

Dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës kanë tronditur qytetin e Shkodrës.

Objekti i pare është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës.

Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20 në supermarketin SPAR dhe vetëm pas 10 minutash është dëgjuar edhe shpërthimi tjetër në biznesin "lc waikiki" në pronësi të ish kandidatit të PD për kryetar bashkie të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Sipas burimeve, shpërthimet janë dëgjuara në të njëjtën kohë.

Si pasojë e shpërthimeve bëhet me dije se janë shkaktuar dëme materiale.

Njoftimi

Rreth orës 02:20, në derën  e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një  biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy