
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka ngritur shqetësimin për ndalimin e transmetimit live të proceseve gjyqësore, sidomos për zyrtarët e lartë.
Sipas tij, kjo praktikë ngre dyshime mbi transparencën e drejtësisë dhe mund të krijojë perceptimin se mungojnë provat nga organet e akuzës, përfshirë SPAK.
Bushati u shpreh se, ndonëse kafazi i qelqtë ku qëndrojnë të pandehurit cenon dinjitetin e tyre, ai nuk është elementi kryesor që ndikon në drejtësinë e procesit.
Sipas tij, një nga qëllimet kryesore të reformës në drejtësi ka qenë rikthimi i besimit të publikut, por kjo nuk mund të arrihet pa procese të hapura dhe të verifikueshme nga qytetarët.
Kafazi, pavarësisht se pamja duket e tmerrshme, mendoj se nuk është një nga ato gjëra që e pengojnë një proces gjyqësor. Fakti që është me kafaz ose pa kafaz, nuk është se do të ulë mundësinë për mbrojtjen. Por çfarë tregon kjo? Ajo që ka nisur me erën e SPAK, që në momentin që SPAK ty të shpall një akt-akuzë, ti trajtohesh si njeri me zgjebe, si njeri që opinioni duhet të të godasë me gurë. "Iu dha fund pandëshkueshmërisië", "ja burrat e poshtër që nuk i pret njeri", etj, etj. Beqja ka edhe atë tjetrën që kalon me pranga në komision. Ka një denigrim të personave. Pse bëhet kjo?
Frika imë është se kjo bëhet, kur sa më e dobët është akuza, aq më shumë kënaqet opinioni, ja si po ua hedhin qenëve këta qenër.
Por, kur e thashë këtë, është një që ka të bëjë me dinjitetin e personit, por nuk e pengon procesin. Ajo që është shqetësimi im më i madh, jo kafazi, por transparenca e proceseve. E kërkon Meta, Beqja, Saliu, Veliaj, të gjithë.
Kush është problemi? Ne kemi parë nga SPAK dhe GJKKO deri tani një krim që as në proceset e diktaturës nuk mund të ndodhte, procesit Beleri. I vetmi proces i përfunduar me vendim të formës së prerë, proces me dëshmitarë të falsifikuar, prova të rreme, dokumente të falsifikuara, gjykatë që nuk pranon dëshmitarët të ballafaqohen. Në këtë proces e kemi provuar t’ja japim SPAK dhe GJKKO luksin për të bërë farsa me dyer të mbyllura. Bënë një krim, u dënua dikush pa prova dhe fakte. Kjo duhet të mbarojë. Qytetarët dhe kushdo duhet të shohin. Të ballafaqohet Veliaj me akuzën dhe mbrojtjen. Kështu të gjithë të tjerët.
Tani aty mund të ketë kleçka, do apo jo njëri dhe tjetri, por principi duhet të jetë ky, nuk mundet më kasapëve që na i dhanë shembullin se bëjnë procese për kohën e KGB, të mos i japim luksin të bëjnë krime pas dyerve të mbyllura. Proceset duhet të jenë të hapura. Kjo ka një gjë tjetër. Këtu shpeshherë, kur u bë reforma, një nga kolonat ishte fundi i pandëshkueshmërisë, por kolona tjetër ishte fakti i kthimit të besimit të publikut te drejtësia. Kthim të besimit të publikut te drejtësia, me përsëritje procesesh si Beleri nuk mund të ketë, prandaj jam 100% për transaprencën.



