Koronavirusi, Kina ndërton spital brenda 48 orëve (FOTO)

Koronavirusi, Kina ndërton spital brenda 48 orëve (FOTO)

Për shkak të epidemisë së koronavirusit, Kina ka hapur brenda 48 orëve një spital të ri me 1 000 shtretër në një qytet afër Wuhan, aty ku shpërtheu epidemia.

Qendra Mjekësore Rajonale “Dabie Mountain” filloi të priste pacientët mbrëmë në orën 10.30, pasi punëtorët iu deshën vetëm 48 orë për të rinovuar një ndërtesë të zbrazët.

Më shumë se 500 punëtorë ndërtimi, elektricistë dhe ekipe të policisë punuan pa pushim për të hapur një spital në Qarkun Huangzhou.

Fillimisht, spitali ishte menduar të hapej në maj, por duke u përballur me kërcënimin në rritje të përhapjes së koronavirusit,  detyra u  përfundua shumë më parë.

Autoritetet lokale njoftuan të premten se ndërtesa do të rimodelohej dhe të ishte në funksion të shtunën.

Dje u siguruan ujë, energji elektrike dhe internet për pacientët.

Kontigjenti i parë i pacientëve të infektuar nga koronavirusi u transferua dje në qendrën e re mjekësore rajonale, sipas "Daily Mail".

Një spital tjetër është duke u ndërtuar në epiqendrën e epidemisë, qyteti i Wuhan, dhe pritet të përfundojë më vonë këtë javë, shtatë ditë pas fillimit të ndërtimeve.

Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se 6 000 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me koronavirus dhe 132 kanë vdekur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy