Gjykata e Fierit ka lënë në burg tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të vrasjes së 56-vjeçarit Anesti Rama në Frashër të Patosit.
Më herët avokati Kastriot Dyrmishi kërkoi që Emalinda dhe Valbona Rama nënë e bijë të shtroheshin në spital me pretendimin se vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Bashkë me Çlirim Dogjanin, dy të lartpërmendurat mbytën me tel 56-vjeçarin dhe e goditën me sende të forta në pjesët intime.



