Seancë kushtuar zgjedhësve/ Hajdari: Duhet ndryshim i sistemit zgjedhor, do ta zhbëjmë marrëveshjen e 2008-ës (VIDEO)

Seancë kushtuar zgjedhësve/ Hajdari: Duhet ndryshim i sistemit zgjedhor, do ta zhbëjmë marrëveshjen e 2008-ës (VIDEO)

Kuvendi është mbledhur sot në një seancë të posaçme plenare kushtuar zgjedhësve.

Kryetarja e grupit demokrat, Rudina Hajdari edhe në seancën e sotme e vendosi theksin te tryeza e OSBE-së për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit elektoral. Ajo tha se kjo është beteja e opozitës parlamentare, për të zhbërë marrëveshjen e 2008, pasi sipas saj, kjo marrëveshje bëri që dy-tre persona të mos lëshojnë pushtetin.

"Rregullorja e re ka sjellë këtë risi, që në një seancë të flasim për zgjedhësit tanë. Jo shumë larg, javën që kaloi udhëhoqëm një tryezë gjithëpërfshirëse me shumicën, partitë jashtë parlamentit dhe shoqërinë civile për ndryshimin e sistemit. Kjo është beteja e drejtë, është momenti i duhur për të ndryshuar sistemin për të parë një kuvend që përfaqëson më mirë Kuvendin. Edhe socialistët ti bashkohen. Marrëveshja e 2008 është ajo që opozita parlamentare do të zhbëjë dhe të fundosë në fund të historisë, pasi ka mbajtur vendin peng, pasi 2-3 individë nuk lëshojnë pe. Kjo kauzë e drejtë do të marrë udhë, do të luftojmë deri në fund.

Ne duam të ndalojmë të inkriminuarit nga pushteti, të ndëshkojmë ata kryetarë partish që kanë futur njerëz të lidhur me krimin dhe e kanë çuar cilësinë e deputetit në një nivel që nuk e ka parë në 30 vitet e fundit. Reforma zgjedhore nuk ka të bëjë vetëm me rekomandimet e OSBE-së, por nuk do të jetë e vetmja pikë, presim një paketë më të madhe, që ndryshimi i sistemit zgjedhor të ndodhë sot. Presim që socialistët ti bashkohen kësaj nisme. Ne duam që shqiptarët të vendosin për Kuvendin, pasi do të jenë më llogaridhënës më pas dhe më të pavarur ndaj mendimeve të tyre" tha deputetja Hajdari. 

Me ndryshimet e reja në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar të mbahet një seancë plenare një herë në muaj për të diskutuar për problemet e evidentuara nga qytetarët. Në këtë senacë, e cila pritet të zgjase rreth katër orë, deputetët dhe ministrat po diskutojnë dhe ngrenë problemet dhe shqetësimet në zonat e tyre.

"Vendi u godit nga një tërmet që tronditi jo pak qytetarët në Tiranë dhe në Durrës. 154 persona të lënduar me dëmtime të lehta, por qindra banesa. Tre pallate u bënë të pabanueshme. Dua të garantoj gjithë familjet e prekura që fondet dhe asistencat do ua dërgojmë për rehabilitimin e situatës", u shpreh ministrja Olta Xhaçka.

Gjatë javës së kaluar deputetët ishin në terren në javën e parë kushtuar zgjedhësve. Rregullorja e Kuvendit ka ndryshuar, dhe i detyron deputetët që javën e katërt të çdo muaji ta kalojnë në zonë, me banorët që përfaqësojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy