Nënë Liza, pas takimit me Ramën: Fjalët i merr era, s’dal nga shtëpia pa kontratë të firmosur

Nënë Liza, pas takimit me Ramën: Fjalët i merr era, s’dal nga shtëpia pa kontratë të firmosur

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Rama, Nënë Liza, e cila u kthye në simbol të protestave te “5 Maji”, tha se nuk i beson atyre çka bisedoi me kryeministrin. Ajo shprehet se fjalët i merr era duke shtuar se nuk do të dalë nga shtëpia nëse nuk do të ketë një kontratë të firmosur me vulë.

Nuk besoj mor gjallë, i merr era. S’kam për të dalë nga shtëpia, asnjë kontratë s’ka. Dua kontratën me bashkinë, me vulë, me noter. Kur ta vulosi kryebashkiaku, ndryshe jo. Nuk e fal se nuk kam mundësi, I kam falur boll. I dua të gjitha metrat katrorë. Unë vilë e kam pasur, nuk i kërkova vilë, por shtëpinë siç e kam pasur. E kam pasur në proces legalizimi. Kontratën do e firmos kur të vijë kryetari i Bashkisë, ai e vulos. S’ka asnjë afat, asnjë garanci. Se kur do bëhet pallati se dimë. Kryeministri thotë; do e merrni. Por kur do e marrim? S’kemi marrë asnjë garanci”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy