Të paktën 70 fluturime të kompanisë “Air Berlin” u anuluan krej papritur mëngjesin e sotëm, bën të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.
Sipas gazetës, pilotët kanë vendosur të nisin një grevë për shkak të ndërprerjes së tratativave rreth kalimit të 1200 punonjësve nga kompania e mëparshme te kompania blerëse.
Nga rreth 70 fluturime të anuluara janë prekur të paktën 7 mijë pasagjerë. Por bilanci i “ngërçit” të shkaktuar nga greva do të shihet vetëm në fund të ditës.



