Meta kujton Azem Hajdarin: Si asnjëherë tjetër janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë

Meta kujton Azem Hajdarin: Si asnjëherë tjetër janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nderoi kujtimin e Azem Hajdarit pranë memorialit të tij, në 24 vjetorin e vrasjes.

Meta tha se figura e tij mbetet model edhe sot, më shumë se 30 vite pas ndryshimit të sistemit.

Është një detyrim për të qenë sot këtu dhe për të përkujtuar liderin e lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, liderit dhe atdhetarit të padiskutueshëm Azem Hajdarin për atë lidership që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje që ndodhi falë qëndresës së studentëve dhe qytetarëve të tjerë që rrëzuan edhe murin e Tiranës ashtu si ishte rrëzuar më parë muri i Berlinit.

Ndaj sot nderimi për Azem Hajdarin ka rëndësi të madhe sepse si asnjëherë tjetër janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, lirisë dhe vetë ekzistenca e kombit tonë. Mjafton të shohësh numrin e nxënësve, për të kuptuar se kemi një kërcënim serioz për ekzistencën e shtetit, për të ardhmen dhe kombin tonë që vjen nga rënia e vlerave të demokracisë. Shpirti i protestës do të rivendosë demokracinë, vullnetin e sovranit dhe të garantojë që sistemi i llogaridhënies të funksionojë për 200 vitet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy