Cili është roli i ambasadës amerikane në emërimin e kreut të ri të SHISH?

Cili është roli i ambasadës amerikane në emërimin e kreut të ri të SHISH?

Emërimi i drejtorit të ri të Shërbimit Informativ Shqiptar nga Edi Rama duket se ka angazhuar edhe ambasadën amerikane në Tiranë.

Siç raporton TCH mesditën e sotme përpos disa automjeteve me targa zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të SHISH është parë të futet edhe një makinë me targa diplomatike.

Burimet kanë konfirmuar se makina është e ambasadës amerikane.

Helidon Bendo u emërua sot në krye të SHISH pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës.

Ky i fundit e ka paraqitur që te premten dorëheqjen te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, por motivet e dorëheqjes ende nuk dihen.

Visho Ajazi Lika u emërua në postin delikat 5 vite më parë, në gusht të 2012-ës, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsensus Kryeministri-Presidencë.

Kryeministri ka qenë mesditën e të hënës për rreth 30 minuta në zyrën e Presidentit, ku ka paraqitur si propozim për emërimin në këtë detyrë të zëvendës drejtorit aktual Helidon Bendo, i cili punon prej 21 vjetësh pranë Shërbimit.

Ligji i jep kompetencë presidentit për të refuzuar propozimin e Kryeministrit për emrin e Shefit të Shërbimit Sekret, nëse nuk kanë konsensus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy