Vijojnë protestat në Iran, 12 të vrarë në manifestimet antiqeveritare

Vijojnë protestat në Iran, 12 të vrarë në manifestimet antiqeveritare

Vijon dhuna në protestat antiqeveritare në Iran. Dita e parë e vitit është mbyllur me një bilanc prej 13 viktimash, pas një tentative të protestuesve për të sulmuar stacionet e policisë dhe bazat ushtarake.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror, sipas të cilit numri i viktimave është 12, por burime të tjera flasin për një numër më të madh.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje të bankave private të sulmuara, vitrina të thyera, makina që digjeshin etj. Autoritetet vendase bënë të ditur se deri tani janë arrestuar 300 persona.

Në ditën e pestë të protestave, presidenti Hasan Rohani ka apeluar dje për unitet mes qeverisë, parlamentit, drejtësisë dhe ushtrisë, për të garantuar interesat kombëtare përballë atyre që ai i quajti “një grup i vogël që hedh parulla të paligjshme, fyen besimin fetar  dhe vlerat e revolucionit islamik”.

Por Teherani nuk është i vetmi qytet ku protestohet. Manifestime të ngjashme ka pasur edhe në Tuyserkan, Shahinlshahr dhe Izeh, ku simbol i protestës është bërë një vajzë.

Ajo ka sfiduar autoritetet dhe mbajtjen e detyruar të perçes, të cilën e ka hequr në mënyrë demonstrative gjatë protestës. Fytyra e saj u bë e njohur në të gjithë vendin falë një viedoje që u përhap me shpejtësi në vend, pavarësisht se atje autoritetet kanë bllokuar aksesin në rrjetet sociale, në mënyrë të veçantë në Telegram dhe Instagram. Vajza është arrestuar. /ANSA/ Përgatiti: Gazmira Sokoli /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy