Rezistente ndaj ilaçeve, cilat janë infeksionet kërpudhore të zbuluara te pacientët me Covid-19

Rezistente ndaj ilaçeve, cilat janë infeksionet kërpudhore të zbuluara te pacientët me Covid-19

Në maj të këtij viti, një burrë i cili vuante nga Covid-19 u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në qytetin lindor indian të Kolkata.

Ndërsa gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, pacienti u vendos në një ventilator dhe u trajtua me steroid, një trajtim që përdoret për pacientët që ndodhen në gjendje të rëndë nga Covid-19.

Megjithëse ekspertët thonë se ilaçi zvogëlon imunitetin dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak të pacientët, burri pas një qëndrimi të gjatë në spital u shërua dhe ishte gati të shkonte në shtëpi.

Por më vonë mjekët zbuluan se ishte infektuar me kërpudhat vdekjeprurëse, të cilat ishin rezistente nga ilaçeve.

Candida auris (C. auris), e zbuluar pak më shumë se një dekadë më parë, është një nga mikrobet më të frikshme në botë. 

Ky infeksion i qarkullimit të gjakut është mikrobi që zbulohet më shpesh në njësitë e kujdesit kritik në të gjithë botën dhe ka një nivel vdekshmërie rreth 70%.

"Ne po shohim një numër të rritur të pacientëve me infeksion gjatë valës së dytë të Covid-19. Ka shumë njerëz të sëmurë në repartin intensiv dhe pjesa më e madhe e tyre janë duke u kuruar me doza të larta steroide. Kjo mund të jetë arsyeja,", tha doktor Om Srivastava, një specialist i sëmundjeve infektive në Mumbai.

Cilat janë infeksionet kërpudhore në rritje?

Ndërsa vala e dytë e Covid-19 në Indi ka prekur shumë persona dhe për pasojë shumë prej tyre kanë bllokuar repartin intensiv, mjekët janë shqetësuar mbi rritjen e numrit të infeksioneve të rrezikshme kërpudhore.

Në fillim u vu re një shpërthim i mukormikozës ose kërpudhave të zeza , një infeksion i rrallë, por i rrezikshëm, i cili prek hundën, syrin dhe ndonjëherë trurin. Rreth 12,000 raste dhe më shumë se 200 vdekje nga infeksioni janë regjistruar deri më tani.

Tani mjekët po raportojnë një rritje të infeksioneve të tjera vdekjeprurëse të kërpudhave në pacientët me Covid-19, kryesisht pas një jave ose 10 ditësh qëndrimi në repartin intensiv.

Ekzistojnë dy lloje të kërpudhave Candida - auris dhe albicans - dhe ato mund të jenë fatale për qeniet njerëzore. Aspergillus, i cili është një lloj tjetër i grupit të kërpudhave, shkakton prek mushkëritë, dhe gjithashtu mund të jetë fatale.

Ka shumë se pesë milionë lloje të kërpudhave, por Candida dhe Aspergillus janë dy grupet kryesore që shkaktojnë shumë vdekje njerëzish.

Candida është një mikrob që mund të jetë i pranishëm në shumë sipërfaqe, si perde dushi, ekrane kompjuterësh dhe stetoskopë mjekësh.

Mjekët thonë se C. auris shpesh shkakton infeksione në gjak, por gjithashtu mund të infektojë sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor qendror dhe organet e brendshme, si dhe lëkurën.

Aspergillus gjithashtu mbetet në mjedis dhe shpesh gjendet në sistemet e ngrohjes ose klimatizimit. Normalisht imuniteti ynë ndihmon në parandalimin e hyrjes së sporeve të kërpudhave në traktin respirator.

Por tek pacientët që vuajnë nga Covid-19, kërpudhat, të ndihmuara nga dëmtimi i bërë në lëkurë, muret e enëve të gjakut dhe problemet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes nga koronavirusi, arrijnë të hyjnë në traktin respirator.

Ky infeksion prek rreth 20% deri në 30% të pacientëve të sëmurë rëndë, sipas Dr SP Kalantri, mbikëqyrësi mjekësor i Spitalit Kasturba me 1000 shtretër në Wardha, shteti Maharashtra.

Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy