Përsëritet terrori i Nicës. Kësaj radhe, objektiv i një sulmi të ngjashëm me atë të Francës disa muaj më parë është kryeqyteti gjerman. Një treg Krishtlindjesh në afërsi të Kishës së Kujtimit, pranë bulevardit Kurfuerstendamm, është bërë skena e masakrës së radhës.
Sulmi është kryer me anë të një kamioni, që ka hyrë krejt papritur mes turmës së njerëzve. Janë të paktën 12 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Njëri prej autorëve vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri u arrestua teksa përpiqej të largohej.
ISIS mori përsipër sulmin.



