Gjykata e Elbasanit ka urdhëruar kontrolle të shumta në kuadër të hetimeve për inceneratorin e mbetjeve urbane. Kontrollet kanë përfshirë banesa dhe zyra të zyrtarëve lokalë, drejtues teknikë dhe administratorë të firmave kontraktore, ndërsa është arrestuar edhe Denis Hasalla, vëllai i deputetit socialist Saimir Hasalla, pasi në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak.



