Ishulli që ndahet mes dy shtetesh prej 350 vitesh (FOTO)

Ishulli që ndahet mes dy shtetesh prej 350 vitesh (FOTO)

Javën e ardhshme, Franca do t’i dorëzojë Spanjës një ishull me sipërfaqe 3 mijë metra katrorë. Gjashtë muaj më vonë, Spanja në mënyrë vullnetare do t’ia kthejë mbrapsht ishullin Francës. kështu ndodh prej 350 vitesh. Ishulli ndodhet në mes të lumit Bidasoa, i cili  ndan qytetin spanjoll Hondarribia dhe resortin Hendaye në Francë.  

Ishulli Faisant është në fakt një rrip toke në mes të lumit, mbuluar me bar dhe pemë, një monument q përkujton ngjarjen historike të vitit 1659.

Për tre muaj me radhë, Spanja dhe Franca negociuan për t’i dhënë fund luftës mes tyre për ishullin që konsiderohej territor neutral. Ura druri u zgjatën drejt tij nga të dy anët e lumit. Dy ushtritë qëndruan në gatishmëri gjatë bisedimeve.

Më në fund u arrit një marrëveshje paqeje. Traktati i Pyrenees-it përcaktoi kufijtë dhe pronësinë me rotacion të ishullit. Marrëveshja u “vulos” me martesën e mbretit francez Luigj XIV me vajzën e mbretit spanjoll Filip IV.

Që prej asaj kohe, ky ishull është i Spanjës nga 1 shkurti deri në 31 korrik, ndërsa më pas kalon në pronësi të Francës deri në 1 shkurtin e vitit tjetër. / BBC / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy