Riatdhesimet/ Rama: Kusht, karantinimi në hotel. Do të bëjmë gjithçka që kostoja financiare të jetë optimale

Riatdhesimet/ Rama: Kusht, karantinimi në hotel. Do të bëjmë gjithçka që kostoja financiare të jetë optimale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e riatdhesimit të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufinjve, i cili thotë se se rruga e riatdhesimeve do të hapet të shtunën ashtu siç ishte premtuar, por thekson se nuk do të tërhiqen nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel.

Për të mbështetur këtë vendim, Rama sjell shembullin e Singaporit dhe thotë se atje situata e pandemisë u përkeqësua kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i'u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen.

Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet”, thotë Rama më tej në përgjigje të të gjithë atyre që kanë kontestuar vendimin e karantinimit në hotele.

“Një shembull konkret pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar:

Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin mē të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i'u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen. Numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet.

Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel! Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s'ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që të paktën, përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t'ua vështirësuar riatdhesimin, të të bëjnë edhe njëçikë durim derisa ta shohin konkretisht paketën e riatdhesimit! I siguroj që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë. Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet!”, shkruan Rama.

Ditë më parë, Rama dha lajmin se shqiptarët e mbetur jashtë do të fillojnë të kthehen në Shqipëri brenda javës. Fillimisht do të ketë fluturime nga Italia dhe më pas nga Gjermania dhe Franca. Të gjithë të riatdhesuarit do të vendosen në hotelet e caktuara nga qeveria për 14 ditë, dhe një ditë qëndrimi në to do të kushtojë 25 mijë lekë të vjetra. Po ashtu, edhe bileta do të prenontohet nga udhëtarët, përveç rasteve që kanë prerë kthimin në Shqipëri me “Air Albania”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy