
Ekonomia e Japonisë hyn befas në një recesion teknik, ku konsumi i brendshëm vazhdon të mbetet i dobët, pasi ekonomia e saj u tkurr për dy tremujorë radhazi.
Në periudhën tetor-dhjetor, PBB-ja shënoi një tkurrje prej 0.1%, nga -0.7% në tremujorin e mëparshëm, dhe shumë më poshtë se pritjet e analistëve, të cilët prisnin një rritje prej 0.4%.
Në bazë vjetore, produkti i brendshëm bruto pësoi një rënie prej 0.4%.
Bazuar në të dhënat e ditës së sotme, Japonia heq dorë nga vendi i tretë i podiumit në shkallë globale, i cili kalon nga Gjermania, që po bëhet ekonomia e tretë më e madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.
Në tetor, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se Gjermania ka të ngjarë të kapërcejë Japoninë si ekonomia e tretë më e madhe në botë kur matet në dollarë amerikanë.
FMN do të deklarojë një ndryshim në renditjen e saj vetëm pasi të dy vendet të kenë publikuar versionet përfundimtare të shifrave të tyre të rritjes ekonomike. Ajo filloi të publikojë të dhëna për krahasimin e ekonomive në vitin 1980.
Ekonomisti Neil Newman i tha BBC-së se shifrat e fundit tregojnë se ekonomia e Japonisë kishte vlerë rreth 4.2 trilionë dollarë në 2023, ndërsa ajo e Gjermanisë ishte 4.4 trilionë dollarë.



