Thaçi: Pro korrigjimit të kufijve, por kundër shkëmbimit të territoreve (VIDEO)

Thaçi: Pro korrigjimit të kufijve, por kundër shkëmbimit të territoreve (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ripërsërit idenë e korrigjimit të kufijve, por pa cenuar territorin e Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Samitin e II të Diasporës, që po mbahet sot në Tiranë, Thaçi tha se territori i Kosovës nuk mund të cenohet, pa shkelur mbi trupin e tij.

“Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë. Për shkëmbim territoresh kam folur dhe më herët. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do të bëjë pazar me kauzën kombëtare. Pa shkelur mbi trupin tim nuk do të mund ta cenojë kush 1 milimetër territorin e Kosovës. Askush nuk mund ta cenojë as Trepçën, as Mitrovicën, as Ujmanin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Kreu i shtetit të Kosovës mbrojti idenë e korrigjimit të kufijve mes dy vendeve.

“Në anën tjetër korrigjimi i kufijve, po. Nuk ka njeri në botë që  ma mohon angahzimin tim për realizimin e aspiratës të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit  për bashkangjitje me territorin e Kosovës pa cenuar territorin e Kosovës”, tha ai.

Thaçi e sheh si cenim të kombit shqiptar idenë për krijimin e një Unioni Ballkanik.

“Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cenim i kombit tonë. Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA-të”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy