Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se nuk do ta pranonte postin e presidentit edhe nëse i ofrohet. Gjatë një interviste për “Orën”, Berisha tha se nuk e ka marrë një ofertë të tillë, por edhe nëse kjo do të ndodhte, ai nuk do të pranonte.
A ju është ofruar posti i presidentit?
Nuk më është ofruar por dhe nuk pranoj. Unë kam një shprehje. “Nisje pa kthim”
Po kthimin në krye të PD?
Kurrë. Dua të vazhdoj si deputet. i kam mbyllur hesapet



