Përgjimet frymëzojnë mediat serbe: Rama, lideri më i pasur dhe më kontravers në Europë

Përgjimet frymëzojnë mediat serbe: Rama, lideri më i pasur dhe më kontravers në Europë

Gazeta serbe “Blic”, ka publikuar sot një analizë të figurës së kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe qeverisë së tij, të cilin, bazuar në shkrimet e mediave botërore, kjo gazetë e cilëson si një lider të korruptuar, dhe në të njëjtën kohë, më kontraversin në Europë.

Në mars të vitit 2016, Partia Socialiste e Shqipërisë mbajti një kongres  të stilit komunist në zemër të Tiranës, në sallën e kongreseve ku paraardhësit e tij totalitarë organizonin tubime marksiste, më shumë se katër dekada më parë.

Që nga ajo ngjarje, kryeministri dhe kryetari i partisë, Edi Rama, ka kontroll absolut mbi listën e pjesëmarrësve dhe të gjitha mediat që regjistrojnë fjalimet e oligarkisë socialiste.

Salla e kongresit të Ramës ishte e mbushur me deputetë dhe ministra shqiptarë, pastrues të parave dhe trafikantë të drogës, të cilët shkonin në  Partinë Socialiste, si e vetmja mënyrë për të shmangur ndjekjen penale, shkruante atë kohë "Foreign Policy".  Roli i Ramës  për t'u shfaqur në publik me kriminelët famëkeq nuk mund të krahasohet me ndonjë udhëheqës tjetër të demokracive perëndimore, por edhe më gjerë.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura një vit pas kësaj konvente, Partia Socialiste e Ramës fitoi me blerjen e votave masive me ndihmën e narko-mafias së vendit, pohon e përditshmja gjermane Bild.

Pas disa javësh demonstratash opozitare në Shqipëri, dje u botuan regjistrime të fshehta të prokurorisë  shqiptare që provojnë se narko-bosët rekrutuan votuesit për partinë e Ramës dhe se paratë e fituara nga trafiku i drogës janë vendosur nga ai vend.

Ndërsa “Bild” arrin në përfundimin se Shqipëria është në udhëkryq midis një rruge demokratike dhe asaj që patjetër bëhet një republikë mafioze, tumori malinj i komunizmit vazhdon të mbizotërojë në partinë e tij në pushtet. Anëtarët e tij besnikë, si ministri i diasporës Pandeli Majko, ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati, shefi i Grupit Parlamentar të PS Taulant Bala dhe ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, po përpiqen të forcojnë interesat partiake, më shumë sesa ato kombëtare.

Si rezultat i kësaj, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe kolegët e tij mund të ruajnë operacionet e pastrimit të parave, të cilat janë zgjeruar nga bregu i Panamasë në Oqeanin Indian, duke siguruar që jetëgjatësia e partisë është në pushtet sesa të merren me zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe imazhin kombëtar jashtë vendit.

Mënyra e jetesës së anëtarëve të qeverisë së Ramës është tepër luksoze, për mbi një milion shqiptarët që jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe fitojnë vetëm 5 euro në ditë.

Ministrat e Ramës gëzojnë privilegjet e shërbimit publik, duke jetuar një jetë të pasur dhe duke shfrytëzuar disa prej automjeteve më luksoze, siç janë  "Mercedez C klas", "Audi" A7 dhe K7, "Porche”  dhe "Jaguarët" e panumërt.

Përkundër përpjekjeve të qeverisë së SH.B.A.-së për të promovuar reformën e dekriminalizimit të vendit, me qëllim të skedimit të politikanëve në dosjet kulmore pas hekurave, është e qartë se Rama është pengesa kryesore për këtë reformë legjislative dhe ekzekutive.

Shqiptarët as që e kanë imagjinuar se anëtarët e qeverisë së Ramës , pikërisht sikur edhe jaguari kap prenë e vet, do t'i shqyejnë pasuritë shtetërore dhe do t'u vendosnin taksa tatimpaguesve në mënyrë që të blejnë “Jaguar” të shtrenjtë që janë simbol i stilit të një jete të shthurrur.

Për më tepër, borxhi kombëtar që gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve duhet të paguajnë, tejkalojnë të gjitha shifrat e imagjinueshme. Në Tiranë, pothuajse nuk ka investime të huaja direkte, sepse anëtarët e qeverisë po bëjnë presion ndaj investitorëve për shkak të ryshfeteve të mëdha, dhe shpenzimeve të shtrenjta që ata bëjnë jashtë vendit.

  Një ligj i kompromentuar për legalizimin ishte vetëm një skemë korrupsioni e projektuar për të rrezikuar pronën kombëtare shqiptare, e cila tani është nën kontrollin e një grupi të vogël të oligarkëve nga kopetë e Ramës. (Përgatiti- Zana Beja)

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy