Kamioni përplaset në një kortezh mortor, 19 të vdekur dhe 20 të plagosur në Kinë

Kamioni përplaset në një kortezh mortor, 19 të vdekur dhe 20 të plagosur në Kinë

Përplasja e një kamioni me një kortezh mortor ka shkaktuar 19 të vdekur dhe 20 të plagosur në Kinë.

Hetimet për të zbuluar dinamikën e aksidentit të frikshëm rrugor që përfshiu mbrëmjen e së shtunës dhjetëra makina të një kortezhi mortor në provincën Jiangxi në Kinën lindore, janë ende në vijim.

Nga të dhënat paraprake raportohet se një kamion i cili lëvizte me shpejtësi u përplas me një kortezh mortor që priste të ndiqte një arkivol, përpara ceremonisë së djegies.

Dëshmitarët thonë se kamioni goditi një turmë me njerëz dhe disa makina, duke u ndalur vetëm pas makinës që mbarte kufomën.

Dyshohet se shkak i mundshëm i aksidentit mund të ketë qenë mjegulla e madhe e natës, ndërsa shoferët ishin paralajmëruar për shikueshmëri të dobët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy