Koronavirusi/ Shahini: Po përgatitemi për mësim online edhe pas 6 prillit

Koronavirusi/ Shahini: Po përgatitemi për mësim online edhe pas 6 prillit

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka sqaruar sot se viti shkollor nuk do të përfundojë më herët, duke iu referuar disa zërave që sipas ministres nuk duhen marrë për bazë.

Përmes një komunikimi live në facebook, Shahini thotë se video ku duket ministrja që thotë se shkolla do mbyllet më herët, është e rreme.

“Kjo është një video e rreme që është krijuar duke këputur një prononcim timin ku flas për mbylljen e vitit shkollor. Që të mos kemi dilema, viti shkollor mbyllet në fund të vitit akademik, në fund të semestrit të tretë, dhe shpresojmë vetëm që nuk do të jemi të detyruar të shtyjmë datat e përfundimit të vitit shkollor, të shtyjmë datat e maturës”, sqaron ajo.

Ministrja Shahini i përgjigjet edhe një pyetjeje tjetër që vjen vazhdimisht nga nxënësit.

Kur kthehemi nëpër shkolla dhe a do të vazhdojë mësimi online nëse nuk fillojmë mësimin në shkollë me datën 6 prill?”.

“Patjetër. Ne po përgatitemi që të vazhdojmë me xhirimet e leksioneve edhe për javët pas 6 prillit, përkundër që nuk është marrë ende vendimi nga Task Forca për koronavirusin nëse shkollat do të qëndrojnë mbyllur përtej datës 6 prill apo jo. Pra nga mesi i javës që vjen, ne do të shohim situatën, do të marrim parasysh risqet dhe do të marrim një vendim për hapjen ose jo të shkollave me datën 6 prill”, shprehet ministrja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy