“Leaving Neverland”/ Pedofilia dhe lufta për pasurinë që Michael Jackson gjeneron edhe pas vdekjes

“Leaving Neverland”/ Pedofilia dhe lufta për pasurinë që Michael Jackson gjeneron edhe pas vdekjes

Michael Jackson la pas vdekjes një mal me borxhe. Por aktualisht ai konsiderohet një prej pasanikëve të vdekur. Por tashmë gjërat mund të ndryshojnë. A do të arrijnë pretendimet e ngritura nga dy protagonistë të dokumentarit “Leaving Neverland” të rrëzojnë mitin që dy procese pedofilie nuk arritën ta rrëzonin kur Jackson ishte gjallë? Filmi i Dan Reed, i transmetuar në rrjetin HBO në 3 dhe 4 mars tregon historinë e dy fëmijëve, tashmë të rritur, të cilët pretendojnë se janë abuzuar nga ylli i muzikës kur ai ishte në majat e karrierës. Trashëgimtarët e Jackson (nëna, tre fëmijët e tij dhe organizata të ndryshme për fëmijët) u kanë shpallur luftë, duke i paditur për dëmet në vlerë njëqind milionë dollarë.

“Figura e Michael Jackson ka pasur mbi vete gjithmonë këtë hije”, thotë për “The New York Times”, Charles Koppelman, ish-këshilltar financiar i këngëtarit. "Dokumentari do të shihet nga miliona njerëz. Në mënyrë të pashmangshme, efekti negative do të reflektohet në financat e tij", thotë ai. Në filmin e regjisorit Reed, i prezantuar për herë të parë në festivalin Sundance dhe i promovuar nga Oprah Winfrey, flasin dy meshkuj maxhorenë: Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët akuzojnë Jackson e ka pasur marrëdhënie seksuale të përsëritura me ta, kur ata ishin përkatësisht shtatë dhe dhjetë vjeç dhe ai ishte në kulmin e karrierës së tij. Teza e dokumentarit është se këngëtari ishte vetë një burrë-fëmijë", kështu suitat luksoze të hoteleve, avionët private dhe vetë ferma “Neverland” nuk ishin vetëm për të, por një karrem për të tërhequr fëmijët dhe prindërit e tyre. Vetë Jackson e arsyetonte këtë me faktin se e konsideronte veten një fëmijë.

Akuzat e ngritura në “Leaving Neverland” nuk janë të reja, por shihen nën një dritë të re në epokën e lëvizjes #MeToo, falë të cilës shumë meshkuj të fuqishëm të ekranit përfunduan apo rrezikojnë burgun për akte të padëshiruara seksuale. Ndërkohë, akuzat pasohen me rënie financiare për familjen Jackson. Çmimi i fermës, vendi su supozohet se kanë ndodhur abuzimet, ka rënë me 70%: 31 milionë dollarë nga 100 milionë që ishte në vitin 2015. Reputacioni i Jackson u shkatërrua që në gjallje të tij, pas procesit të fundit në vitin 2005, pas të cilit këngëtari u largua nga SHBA-ja për në Bahrein.

I rikthyer në SHBA, këngëtari provoi edhe rikthimin e madh në skenë me një turne. Por ai ndërroi jetë para fillimit të këtij turneu, nga një mbidozë qetësuesish që ia kishte dhënë mjeku personal, i cili më pas u dënua për këtë.

Por vdekja e këngëtarit do të bënte kthesën e madhe financiare. Trashëgimtarët e tij firmosën kontrata fitimprurëse për filma, albume të reja dhe shfaqje teatrale, njëri prej të cilëve me Cirque du Soleil. Ndërkohë në Broadway, viti 2020 pritettë sjellë një musical të ri: "Don' t Stop 'Til Ju Get Enough ", i prodhuar nga trashëgimtarët dhe Sony Pictures – i shkruar nga shkrimin Lynn Nottage, dy here fitues i çmimit Pulitzer dhe me koreografi të Christopher Wheeldon. Ky musical do të jetë testi i parë i vërtetë që do të shërbejë për të parë ndikimin e dokumentarit “Leaving Neverland".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy