Çmontimi i Cirkut, Kazazi: Presim zgjidhje, nesër dorëzojmë dosjen pranë KLSH (VIDEO)

Çmontimi i Cirkut, Kazazi: Presim zgjidhje, nesër dorëzojmë dosjen pranë KLSH (VIDEO)

Përmbaruesit kanë çmontuar në orët e para të mëngjesit çadrën e cirkut kombëtar, pavarësisht se një ditë më parë iu komunikua, se do t’i lihej mundësia për të hequr gradualisht të gjitha pajisjet që përdorin për performancat e tyre.

Artsitët bënë një marshim nga cirku në drejtim të Ministrisë së Kulturës, institucion të cilit i kanë kërkuar tu japë një zgjidhje, se ku do të vendosen tani.

Lidhur me këtë çështje, në një lidhje për MCN TV, Kryetari i Sindikatës së Artistëve, Jul Kazazi deklaroi se kanë shkuar pranë Ministrisë së Kulturës në pritje të një përgjigje se ku do e ushtrojnë aktivitetin e tyre artistik.

Sipas tij, ata kanë kërkuar prej 3 muajsh një plan B, por mesa duket siç ai shprehet Ministria e Kulturës nuk e ka vënë ujin në zjarr për një zgjidhje.

Jemi pranë Ministrisë së Kulturës, të gjithë artistët jemi nisur nga Cirku Kombëtar meqënëse aty po ndodh një masakër, por këtu asnjë nuk është prezent. Erdhëm për të marrë një përgjigje se ku do e ushtrojmë aktivitetin tonë artistik. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri tani.

Ministria ka lëvizur nga Ministria e Kulturës, jemi në pritje të nja plani B, por nuk kemi asgjë deri tani. Ne kemi tre muaj që e kërkojmë këtë plan B, prej 3 muajsh Ministria e Kulturës se ka vënë ujin në zjarr. Shpresojmë të marrim një zgjidhje nga kjo ministri.

Ne nesër në orën 10 jemi pranë Këshillit të Lartë të Shtetit për të dorëzuar të gjithë dosjen e kësaj afere sepse e tillë është, që është bërë për këtë pronë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy