Vdekja e George Michael, miku i tij: Unë e di arsyen. Por çfarë do të ndodhë me pasurinë e tij 105 mln paund

Vdekja e George Michael, miku i tij: Unë e di arsyen. Por çfarë do të ndodhë me pasurinë e tij 105 mln paund

Një mik i ngushtë i këngëtarit George Michael ka deklaruar se përdorimi i drogës i shkatërroi karrierën artistit. Gary Farrow tha se Michael po luftonte me varësinë nga droga në momentin që ai vdiq.

Ai vdiq në moshën 53-vjeçare në shtëpinë e tij natën e Krishlindjeve. Farrow deklaroi se pavarësisht problemeve me drogën Michael kishte të paktën edhe dy albume të tjera që do hidhte në treg përpara se të tërhiqej nga skena.

Sipas tabloidit britanik "The Sun", Gary Farrow theksoi se "Besoj se droga ishte shkaku i problemeve të tij. E kishte të vështirë të luftonte këtë varësi". Ndërsa një i afërt i këngëtarit deklaroi për një media tjetër se ai ishte një përdorues i regullt i heroinës dhe se shpesh ishte shtruar me urgjencë në spital.

Por pas vdekjes së tij një dilem e madhe është se kush do ta trashëgojë pasurinë e cila kap shifrat e 100 milion paundeve.

Të ardhurat e tij do të shkojnë për kumbarët e tij, shokët e tij të famshëm do të mund të fitojnë dhjetëra miliona gjithsecili pasi ylli popit vdiq pa trashëgimtarë.

Pavarësisht shumë donacioneve të tij humanitare gjatë jetës, pasuria e tij e patundshme vlerësohet me miliona paund.

Fëmijët e shokëve të tij, për të cilët ai ishte kumbar i tyre, pritet që të fitojnë pasurin e këngëtarit të famshëm George Michael.

George Micheal ka një pasuri prej 100 milion paund, të cilën do ta marrin fëmijët e shokëve të tij që po ashtu janë fytyra të njohura publike.

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy