Më shumë se 1300 ndërtesa janë shkatërruar plotësisht në Rripin e Gazës.
Ky është bilanci OKB-së, pas një jave bombardimesh intensive nga forcat izraelite.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se 5,540 apartamente u shkatërruan, ndërsa gati 3,750 të tjera u dëmtuan aq shumë sa ishin të pabanueshme.



