Gazetari shqiptar që jeton dhe punon në Kinë, Edison Myrtezaj, bën me dije në edicionin e lajmeve në MCN TV se numri i përgjithshëm i infektimeve në këtë vend ka arritur në 70 mijë. Ai shton se në Shanghai do të mbyllen disa distrikte.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga fillimi i muajit mars ka shkuar në 70 mijë. Vëmendja është përqendruar në Shanghai, ku do të mbyllen disa distrikte. Do kenë 5 ditë për testet e tamponit. Edhe qytetin Lanfang në kufi me Pekinin sjell rrezik për kryeqytetin. Kjo është vala më e madhe në Kinë nga viti 2020. Nuk ka një deklaratë që mund të ketë variant tjetër përveç Omicron-it. Mbi 98 për qind janë nga varianti i Omicron”.
I pyetur nëse ka një rikthim në fillimet e pandemisë, Myrtezaj tha:
Është vatër e lokalizuar. Në 2020-ën nuk kishte persona të imunizuar. Nuk ka një frikë për përhapjen e valës përtej Kinës. Presidenti i Kinës ka kërkuar që numri i përgjithshëm të kalojë nga 70 mijë në zero”.



