Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundje infektive, bëri një parashikim të zymtë të Dielën duke thënë se koronavirusi mund të vriste deri 200,000 amerikanë.
"Dua të them, duke parë atë që ne po shohim tani, mendoj se fatkeqësisht do kemi midis 100,000 dhe 200,000 ... vdekje," i tha Fauci CNN, megjithëse shtoi: "Unë thjesht nuk mendoj se me të vërtetë duhet të bëjmë projeksion, kur është një objektiv kaq i lëvizshëm sa që aq lehtë mund të jesh i gabuar dhe të mashtrosh njerëzit. "
Sipas studiuesve në Universitetin Johns Hopkins, deri të dielën në mëngjes SHBA kishin konfirmuar gati 125,000 raste të Covid-19, një sëmundje e frymëmarrjes veçanërisht e rrezikshme për njerëzit e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore, dhe 2,188 vdekje.
SHBA ka rastet më të shumta konfirmuara se çdo vend tjetër. Gati 700,000 raste janë konfirmuar në të gjithë botën dhe rreth 32,000 njerëz kanë vdekur.
Jake Tapper i CNN e pyeti Faucin në lidhje me sugjerimin e Trump të Shtunën për të karantinuar Nju Jorkun, New Jersey dhe Connecticut, një ide e braktisur përfundimisht në favor të një këshillimi të fortë duke u kërkuar banorëve të mos përfshihen në udhëtime jo thelbësore.
"Ne patëm diskutime shumë intensive mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin," tha Fauci.
“Siç e dini, propozimi fillestar ishte të konsiderohej seriozisht një karantinë e zbatueshme. Pas diskutimeve me presidentin, ne e sqaruam, dhe ai ra dakord, se do të ishte shumë më mirë të bësh atë që quhet këshillim i fortë. Një nga çështjet është se shkalla e infeksionit në New York City, në zonën e New York City, është rreth 56% e të gjitha infeksioneve të reja në vend që po vijnë nga ajo zonë. Kjo është vuajtja e tmerrshme për njerëzit e Nju Jorkut, të cilin e ndiej vetë personalisht, si një New Yorker."/The Guardian/



