
Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e pestë të operacionit “Cleaning”, duke goditur një grup, i cili shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave në Shijak dhe Manzë. Si rezultat janë arrestuar 17 persona, ku 13 prej tyre janë me masën arrest me burg, ndërsa janë sekuestruar drogë, armë zjarri dhe shuma parash.



