
Ndahet nga jeta në moshën 98 vjeçare Jackie Stallone, nëna e Sylvester Stallone, astrologe e personazheve të famshëm.
Akrobate, këshilltare në një linjë telefonike dhe promovuese e sportit të mundjes për femra, nëna e Sylvester Stallone vdiq në moshën 98 vjecare.
Lajmi u bë I ditur nga postimi i njërit prej djemve të saj: “Rambo dhe Rocky kanë humbur heroinën e tyre më të rëndësishme. Jackie Stallone, astrologe e personazheve të famshëm, promovuesja femër e mundjes dhe më e rëndësishmja nëna e Sylvester Stallone, vdiq në moshën 98 vjeç.”
“Vëllezërit e mi dhe unë humbëm nënën tonë këtë mëngjes, shkroi Frank Stallone në një postim në Facebook. Ajo ishte nënë e katër fëmijëve: Tomi, Silvester, motrës time Toni Ann dhe imja." Jackie "ishte një grua e shquar që punonte çdo ditë me guxim dhe pa frikë dhe vdiq në gjumë ashtu si dëshironte". Sipas djalit të saj, "ishte e vështirë të mos e vlerësoje atë, sepse ajo ishte shumë e vecantë dhe plot shkëlqim", shtoi ai.
Sylvester "u kujdes për të deri në fund të jetës se saj". "Nëna ime lindi në 1921, kaloi periudha të vështira historike,depresionin e madh, Luftën e Dytë Botërore", shkroi Frank, "dhe të bisedoje me të për orë të tëra ishte si një mësim historie".
Mendja e saj "ishte e mprehtë deri ditën kur vdiq" dhe pa të tani cdo gjë duket e vështirë dhe e trishtuar. Më tej në shkrimin e tij ai vazhdon,
"Vëllai im Silvester është kujdesur për të gjithë jetën e tij dhe e ka trajtuar si një mbretëreshë dhe ne të gjithë e duam atë dhe shpirti i saj do të jetojë mes nesh. Me mungon mami ”.
Gruaja, e cila ka punuar më parë si akrobate, parukiere, kampione femër në fitnes, astrologe e personazheve të famshëm dhe promovuese e sportit të mundjes, është martuar tre herë. Burri i parë ishte Frank Stallone Sr., një berber dhe aktor në role dytësore, u martuan në vitin 1945: në vitin 1946 lindi Sylvester dhe dhe ne 1950 lindi Frank Jr. Martesa zgjati dymbëdhjetë vjet, dhe më vonë Jackie u martua me Anthony Filiti në vitin 1959, Në vitin 1998 ajo u martua me burrin e saj të tretë, Stephen Devine.



