Prefektura e Durrësit jep informacion lidhur me situatën e shkaktuar nga reshjet e orëve të fundit.
Nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore, si dhe ato të gatishmërisë së përhershme, kanë vijuar reshjet me intensitet deri mesatar;
Lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve me intensitet gjatë natës. Nuk ka rrezik për banesa;
Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga reshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës;
Nuk ka problem me argjinaturat e ujëmbledhësve dhe rezervuarë;
Niveli në Hidrovorin e Porto Romanos është -80cm kurse në Hidrovin e Hamallajt -1m;
Ka prani uji por të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht;
Të gjitha strukturat gjatë gjithë natës kanë qenë në terren. pas edhe kërkesës së ditës së djeshme nga Prefekti, me të gjitha kapacitetet e tyre.
Prefekti kërkon nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për një komunikim me administratorët e liqenit të Bovillës për të pasur shkarkime të kontrolluar.
Institucioni i Prefektit është në monitorim çdo moment të situatës, bashkëpunim me të gjitha strukturat përgjegjëse vendore dhe të gatishmërisë së përhershme.



