
Ashtu siç ishte paralajmëruar prej orës 9 të mëngjesit Erion Veliaj shoqëruar nga stafi i tij është futur në ambientet e SPAK ku i është përgjigjur një fletëthirrje të bërë nga prokureori Dritan Prençi.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live ka raportuars e pas afro 30 minutash në hollin e prokurorisë së posaçme Veliaj ka nisur procesin e marrjes në pyetje.
Teksa mbërrinte në ambientet e SPAK ka pasur dhe një kontestim nga Klevis Balliu duke e quajtur hajdut, akuza të cilave Veiaj i është përgjigjur se ‘ti je djali i Fahri Balliut dhe ke ardhur me një makinë 100 mijë euro’.
Është proces i marrjes në pyetje dhe pritet të zgjasë për mbi dy orë dhe për të shmangur ndonjë incident ka prezencë të shtuar dhe të policisë. Përsa i përket fletëthirrjes MCN Live ka mundur të verifikojë se ajo është për inceneratorin e Tiranës dhe jo për dosjen 5D.
Arsyeja pse Veliaj ndodhet sot në SPAK është për inceneratorin e Tiranës ku do pyetet nga oficerët e BKH, cilat janë veprimet e bashkisë, faturat financiare, raportet ligjore dhe denoncimet publike që e konsiderojnë Veliajn si pronar real të inceneratorit të Tiranës.
Zyra e shtypit ka dhënë një njoftim se pas daljes nga ambientet e SPAK, Veliaj do të japë një prononcim për gazetarët.



