Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar dje në sallën e Kuvendit. Gjatë takimit në Kolonjë, për përmbylljen e fushatës për zgjedhjet e pjesshme zgjedhore që mbahen të dielën, Rama tha se opozitës I duket foltorja si vendi për të bërë ndërtimin e radhës pa leje.
“Gjëja më e mirë që PD gjen për të bërë është të bllokojë me dhunë foltoren e parlamentit sikur është aty vendi për të bërë ndërtimin pa leje të radhës. Flisni me demokratët, mirëkuptojini demokratët, janë bashkëqytetarë, fqinj, kushërinj, farefis, kolonjarë dhe kolonjare të mbetur rrugëve, pa drejtim, pa program, pa alternativë, pa lidership, thuajini atyre se vota për Ilian është me vlerë dyfish”, tha ai.
Rama tha se fitorja e të majtës do të jetë një mesazh i fortë për opozitën. Rama u kërkoi të majtëve dhe të djathtëve që të votojnë kandidatin e majtë nëse duan të bëjnë ndryshim.



