Veliaj: FSHF ishte kthyer në biznes familjar

Veliaj: FSHF ishte kthyer në biznes familjar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj u shpreh për emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN, se FSHF ishte kthyer në biznes familjare, pasi në reklamat e fushave të futbollit ishin vendosur bizneset e Armand Dukës.

Lidhur me rastin e dy mësueve që ishin pushuar nga puna pasi kishin votuar pro Dukës, Veliaj u shpreh se i verifikoi rastet dhe sipas tij nuk është e vërtetë.

“Kushdo që punon për të ruajtur interesin publik, vetëm duke parë ndeshjen e kupton abuzimin financiar. Kur shoh reklamat e fushës është vetëm Aiba, Ama, Supersport, më fal po ky nuk është biznes privat. Kjo është diçka shumë e rëndë.

As nuk kam ndjekur futboll më parë, por kam marrë një mori kontaktesh që të vihem më afër me këtë. Nuk është kurrë vonë.

I kam verifikuar dy rastet që thuhet për shkarkimin e dy mësuesve të fizkulturës në Tiranë që thanë se janë larguar nga puna sepse janë pro Dukës, është e pavërtetë. Nëse dikush që ka marrë para atëherë.

Po të shikosh pagat e FSHF paguhen sa tre fishi i  ministrave, një pjesë tjetër është me rroga të pajustifikuara. Kjo ishte kthyer në biznes familjar. Le të thonë ndërkombëtarët çfarë të duan, mua nuk më kanë zgjedhur as UEFA e as FIFA.”, u shpreh Veliaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy