Donald Trump paralajmëroi Iranin se ushtria amerikane do të kundërpërgjigjej me forcë të madhe nëse kjo e fundit do të sulmojë SHBA-të, duke riafirmuar në platformën e tij Truth Social se Uashingtoni “nuk kishte të bënte fare” me sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj Teheranit.
Izraeli nisi sulme të reja këtë të diel duke synuar programin bërthamor të Iranit, i cili u përgjigj me sulme me raketa duke vrarë të paktën tetë persona në territorin izraelit, në ditën e tretë të një përshkallëzimi ushtarak midis dy vendeve armike.
"Mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t'i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!", shtoi presidenti amerikan, i cili kishte deklaruar se ishte në dijeni të operacionit izraelit përpara se ai të fillonte të premten në mëngjes.
Këto të fundit shënjestruan vendet bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke vrarë dhjetëra njerëz, përfshirë komandatë të lartë të ushtrisë dhe shkencëtarë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të godasë "të gjitha objektivat e regjimit të ajatollahëve " dhe Irani është përgjigjur me një breshëri vdekjeprurëse raketash.
Të premten, presidenti amerikan i kërkoi Teheranit të arrijë një marrëveshje ose të përballet me sulme "edhe më brutale" nga Izraeli.



