Andoni: Rama ka humbur busullën, nëse kjo protestë shuhet vendi humbet shumë (VIDEO)

Andoni: Rama ka humbur busullën, nëse kjo protestë shuhet vendi humbet shumë (VIDEO)

Në ditën e 16-të të protestës qytetare, analisti Ben Andoni vlerëson se lëvizja që po zhvillohet në vend përfaqëson një reagim të gjerë shoqëror ndaj padrejtësive të perceptuara dhe mënyrës së qeverisjes. 

 

Për MCN TV, Andoni thekson se protesta ka krijuar një energji të qëndrueshme që nuk mund të injorohet nga pushteti. 

 

I besoj frymës që është në protestë, që ngrihet ndaj të gjitha padrejtësive. Personalisht jam përditë atje dhe shoh një ndjesi shumë të mirë. Kuptohet që protesta të tilla i kanë brenda të gjithë elementët, por në thelb duhet që qeveria të nxjerrë një mësim. Të dyja partitë kryesore do ta kenë shumë të vështirë ta mbyllin këtë mandat… ne shohim mënyrën se si është transformuar vendi, si përballen studentët me jetën e tyre, shohim arrogancën që nis nga kryeministri.

 

Sipas tij, problemi nuk lidhet vetëm me organizimin e protestës, por me mënyrën se si qeveria ka menaxhuar pritshmëritë e qytetarëve dhe raportin me institucionet:

 

Duhet të nxjerrin mësime, por mbi të gjitha duhet të shohin se i kanë bërë dëm këtij vendi. Organizimi do doja të ishte më gjenerik, uroj të jenë sa më të bashkuar dhe ta elaborojnë më mirë. Protesta pa oksigjenin e medias nuk ka impakt… Shqipëria e re që reklamohet i ngjan pak parrullave të pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Në vijim, Andoni kritikon edhe gjuhën politike të përdorur nga qeveria dhe mungesën e një qëndrimi institucional nga presidenti, duke shtuar:

 

Presidenti që duhet të jetë mbi partitë nuk ka një reagim. Është një institucion në gjumë dhe gjithçka bëhet nga pushteti ekzekutiv. Shqipëria është para ndryshimeve të mëdha.

 

Në analizën e tij për ecurinë e protestës, ai paralajmëron se një shuarje e saj do të përbënte humbje për procesin demokratik.

 

Nëse kjo protestë shkon drejt shuarjes, mendoj se do jetë humbje e madhe për vendin, sepse do duhet shumë kohë që të mobilizohet diçka e tillë.

 

Në një tjetër pjesë të intervistës, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi projektet dhe zhvillimet në zonën e Zvërnecit, Andoni shprehet kritik ndaj paqëndrueshmërisë së argumentimit të tij.

 

Ka humbur busullën brenda argumenteve të tij. Do t’i thosha të heshtë dhe të nxjerrë shumë mësime dhe të bëjë prapakthesë.

 

Sipas Andonit, tensioni aktual politik tregon një krizë komunikimi mes qeverisë dhe qytetarëve, ndërsa protestat, pavarësisht sfidave, mbeten një sinjal i rëndësishëm i pakënaqësisë sociale dhe nevojës për ndryshim institucional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy