Një çift në Filadelfia kanë zgjedhur një mënyrë aspak të zakontë për të argëtuar fqinjët e tyre. Ato kanë shpërndarë disa fletushka me njoftimin e ftojnë fqinjët në një festë me orgji. Ato e kanë cilësuar si një festë post pandemisë. Ngjarja filloi si një shaka e çiftit, por që reagimet kanë qenë të shumta.
Çifti në fjalë janë një inxhinier ndriçimi i quajtur Bob dhe një terapiste seksi e quajtur Alyssa. Asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në një orgji, por të dy tani ndjejnë se duhet ta bëjnë.
"Ky do të jetë territor i ri për ne, por është diçka për të cilën kemi qenë të hapur," thotë Alyssa, 29 vjeç, e cila identifikon veten si biseksuale.
"Unë identifikohem si heteroseksual, por i hapur për përvojat e reja," thotë Bob, 25 vjeç, duke shtuar se ai ka pasur "përvoja në grupe të vogla", por asgjë që ai nuk do ta quante një orgji”.
Kanë qenë 80 persona që kanë dërguar email se janë të gatshëm të marrin pjesë në këtë festë orgji.



