Presidenti italian dekoron De Biasin, Cutillo: E çoi Shqipërinë në Europë para se ta bënte politika

Presidenti italian dekoron De Biasin, Cutillo: E çoi Shqipërinë në Europë para se ta bënte politika

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi, është nderuar me medalje nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për punën e tij në Shqipëri.

Në një ceremoni të zhvilluar në rezidencën e ambasadorit italian në Tiranë, Alberto Cutillo, De Biasit i është dorëzuar “Urdhri i Yllit të Italisë” në gradën kavalier me motivacionin “Për kontributin në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe interesin për thellimin e njohurive mbi historinë dhe kulturën shqiptare”.

“De Biasi ka bërë histori në futbollin shqiptar, pasi Kombëtarja e vendit të shqiponjave për herë të parë mori pjesë në finalen e Europianit vitin e shkuar. Xhani ia doli ta çonte Shqipërinë në Europë para se këtë ta bënte politika”, tha ambasadori italian, Cutillo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy