
Mesditën e djeshme, qytetet dhe fshatrat e qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe dëbore.
Korrespondentja Entela Duka, thotë për “MCN live” se pjesë të shumta të rajonit të Elbasan përjetuan një përkeqësim të kushteve atmosferike që solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Aksi më problematik ishte ai Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë Thanë, ku u desh ndërhyrja e autoriteteve vendore për normalizimin e qarkullimit rrugor.
Zona urbane është zgjuar sot me temperatura shumë të freskëta dhe aspak të zakonta për stinën e pranverës.
Kjo fillim jave na server një mot të freskët teksa fundjava ka qene mjaft problematike në qarkun e Elbasanit e konkretisht në Rreshtat dhe bashkitë e këtij të fundit teksa, reshjet e shiut të shoqëruar me stuhi dhe breshër dhe dëborë duke bërë që disa zona ti gjej ne pabesi, kryesisht në zonat kodrinore si në Përrenjas, Librazhd, Gramshi dhe në zonat kodrinore të Elbasanit që kanë pasur vështirësi në qarkullim për shkak të ngrirjes së rrugëve për qarkullim.
Një nga rrugët më problematike që ka sa i takon lëvizjes se mjeteve, konsiderohet rruga kombëtare Elbasan-Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur te bllokuar në Qafë Thanë ku është dashur ndërhyrja e autoriteteve vendore.
Aksi kombëtar Përrenjas-Qaf Thanë rezulton i hapur pas situatës së ngarkuar një nate më parë ku shumë mjete mbeten te bllokuara pasi drejtuesit e të cilave u gjenden te papërgatitur.
Konkretisht gjate mesnatës nga ora 00:00-03:00 në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës nuk ka punuar sistemi dhe disa qindra automjete kanë pritur në radhë për tu rikthyer në Shqipëri pasi kishin kaluar fundjavën në Struge e rrethina.
Ndërkohë më herët ata kishin mbetur të bllokuar për disa orë në aksin Strugë-Qafë Thanë .U desh ndërhyrja e punonjësve të policisë për të zhbllokuar situatën.
Temperaturat e pazakonta pritet te ndikojnë negativisht në bujqësi.



