
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se vendi i tij është gati të arrijë një marrëveshje qetësuese me SHBA-në s ai takon programit bërthamor, duke shtuar gjithashtu se pasurimi i uraniumit ishte një "e drejtë e patjetërsueshme" për Teheranin, ndërkohë që është bërë e ditur se të dy vendet, pritet të rifillojnë bisedimet indirekte mbi programin bërthamor të Republikës Islamike që javën e ardhshme.
"Pasurimi bërthamor është e drejta jonë e patjetërsueshme dhe duhet të vazhdojë. Edhe me bombardime, ata nuk mund të shkatërrojnë aftësitë tona. Ne jemi të gatshëm të arrijmë një marrëveshje qetësuese me SHBA për këtë çështje.”
Sipas ministrit të Jashtëm të Iranit programi raketor 'nuk është kurrë i negociueshëm' në bisedimet me SHBA-në
"Raketat nuk janë kurrë të negociueshme sepse janë një çështje mbrojtjeje."
Ministri i Jashtëm foli edhe për prezencën u anijeve ushtarake amerikane në brigjet e Lindjes së Mesme dhe kërcënimet e administratës Trump për një sulm të mundshëm në Iran.
“Nuk ka mundësi për të sulmuar tokën amerikane nëse Uashingtoni na sulmon, por ne do të sulmojmë bazat e tyre në rajon.”
Më herët gjatë javës pati një takim në Oman me përfaqësuesit e SHBA dhe Iranit për programin bërthamor dhe sistemin raketor të Teheranit, por nuk arrit asnjë marrëveshje konkrete mes palëve.



