Gara për SPAK/ KLP miraton procedurat e vlerësimit përfundimtar dhe renditjen e 4 kandidatëve 

Gara për SPAK/ KLP miraton procedurat e vlerësimit përfundimtar dhe renditjen e 4 kandidatëve 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot miratimin e projektvendimit “ Për bashkimin e procedurave administrative të filluara mbi bazën e vendimeve nr. 19, datë 27.01.2020 dhe nr.92 datë 10.04.2020 të Këshillit. Vlerësimi përfundimtar dhe renditja e katër kandidatëve të kualifikuar për prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të shpallura me vendimet nr. 19, datë 27.01.2020 dhe nr.92 datë 10.04.2020, do të jetë i vlefshëm për plotësimin e të tre vendeve vakante në këtë Prokurori.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen plenare të radhës në prani të 9 anëtarëve, përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare EURALIUS, OPDAT dhe Ministrisë së Drejtësisë. Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e Covid-19, edhe mbledhja e sotme është zhvilluar përmes platformës on-line.

Sipas rendit të ditës, Këshilli ka vendosur miratimin e projektakteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorët Alket Mersini, Ledina Riza, Arben Allajbeu, Arben Dyla, Ardian Braho, Bujar Memia, Dritan Marku, Saimir Smaka, Genci Qana. Një kopje e këtyre raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këshilli ka marrë në shqyrtim projektvendimin “Për miratimin e komenteve dhe sugjerimeve ndaj raportit të Shkollës së Magjistraturës me rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pranimin në Formimin Fillestar në vitin akademik 2020-2021, profili prokuror”, përmes të cilit ka kërkuar rivlerësimin e përvojës profesionale të kandidatit, bazuar mbi kriterin e përcaktuar nga neni 28, pika 1, shkronja “q”, të ligjit 96/2016 dhe jo  mbi bazën e nenit 10, pika 1, shkronja “f” të Rregullores së Shkollës së Magjistraturës. Projekt-vendimi është miratuar me shumicë votash.

Në përfundim, Këshilli vendosi edhe miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokurorin Kreshnik Ajazi, aktualisht drejtues i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan konkretisht si pedagog i jashtëm pranë Kolegjit Universitar të Biznesit Tiranë, për periudhën e semestrit të II, të vitit akademik 2019-2020, si lektor në lëndën “Procedura Penale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy