
Grupi hetimor që investigoi vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch, e dinte që në ditët e para se i shoqi e kishte vrarë, por devijoi vëmendjen e tij duke manipuluar mediat me deklarata se gjoja ishte në kërkim të një bande kriminale shqiptare e më tej një bullgare.
Të gjitha këto u bënë që të mund të kapej mat 32-vjeçari Harry Anagnostopulos me personin që e ka ndihmuar të realizojë vrasjen më të shëmtuar të viteve të fundit në Greqi.

Presidenti i Policisë së Attikës, George Kalliakmanis thotë se që në fillim oficerët e kishin ndjesinë që burri ishte vrasësi. Kjo pasi një prej oficerëve pa një sjellje të çuditshme të Agnastatopoulos dhe ia mori menjëherë fëmijën nga krahët.
Po ashtu Policia ka vënë re një banesë jo të çrregullt, ndërkohë që grabitësit zakonisht zbrazin gjithçka. Ndërkohë edhe Agnastatopoulos ishte shumë i ftohtë pasi e liruan oficerët madje pyeti nëse kishte vdekur gruaja e tij, Caroline Crouch apo jo.
“Policia pa një shtëpi që ishte në rregull. Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë panë ftohtësi kur lëshuan pilotin e akuzuar, nga ana e tij. Autori i veprës dyshohet se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur? Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie po më rrëfente se çuditërisht po i thoshte, ‘Më zgjidhni, po mbytem. Unë shpejt ia preva telat, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet, pa qenë i lidhur vërtet apo jo, normalisht.’ Rrobat në dollap ishin në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje”, rrëfeu Presidenti i Policisë së Attikës.
Nga ana e tij piloti 32-vjeçar, pranoi aktin e tij të tmerrshëm pas një dëshmie të gjatë, rraskapitëse ku e humbi durimin. Në fund u dorëzua dhe pranoi atë që kishte bërë. Harry tha se para se ta vriste, pati një sherr me të shoqen.
"U zumë. Ajo ishte për të ikur, do ikte. Nuk durova dot. E mbyta me jastëk", ka treguar piloti.
Kur u pyet pse nuk e tha deri më sot dhe luajti gjithë këtë teatër, ai u përgjigj se e bëri sepse kishte frikë për fatin e fëmijës së tij duke menduar se Lydia do të mbetej edhe pa baba.
Harry tregoi në deklarimin e tij se Caroline e kishte ndarë mendjen të ikte dhe të merrte me vete fëmijën e tyre. Kjo situatë pasoi sherrin e 10 majit dhe, siç tha ai, pas një sherri verbal intensiv dhe pa kuptuar as vetë se si, e sulmoi me një jastëk, duke i dhënë fund jetës së saj.




