
Tashmë edhe tregu imobiliar do të kalojë në vetting. Filtrimi i ndërmjetësve të pasurivë të paluajtshme do të realizohet nga Ministria e Drejtësisë.
Drejtori i Kodiofikimit, Besmir Beja në një intervistë të zgjeruar për MCN, tregon më shumë detaje mbi projektiligjin e depozituar në Kuvend. Qëllimi sipas tij, është sinjalizimi për elementë të botës së krimit që investojnë në tregun e pasurive të paluajtshme.



