Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shpreson që Donald Trump të rishikojë vendimin e tij për të vendosur tarifa 25% për makinat e importuara.
“Ekziston një lloj paradoksi që aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara janë të parët që do të taksohen. Shpresoj që ndoshta Presidenti Trump do të jetë në gjendje ta ndryshojë këtë vendim”, tha Macron pas një takimi në Paris të koalicionit të shteteve që mbështesin Ukrainën.
Nuk është një ide e mirë ekonomike, nuk është një ide e mirë gjeopolitike dhe nuk është një ide e mirë për sa i përket kohës.



