
Të paktën 23 njerëz vdiqën dhe rreth 130 të tjerë u plagosën nga një zjarr që ra sot në një fabrikë të qeramikës në veri të kryeqytetit të Sudanit, Khartoum. Sindikata e mjekëve sudanezë e bëri të ditur këtë, duke bërë thirrje për mjekët jashtë detyrës që të nxitojnë në spitale nëpër qytet për të trajtuar viktimat. Zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një cisterne benzine.
Flakët e vazhdueshme dhe tymi i trashë mbështollën zonën e fabrikës përpara se zjarrfikësit të mund ta shuanin zjarrin.



