Çështja “Beleri”/ Çika: Athina e bëri një hap pas, Shqipëria të propozojë diçka për zgjidhjen e ngërçit (VIDEO)

Çështja “Beleri”/ Çika: Athina e bëri një hap pas, Shqipëria të propozojë diçka për zgjidhjen e ngërçit (VIDEO)

Profesori i Marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika duke komentuar në MCN Live raportet Tiranë-Athinë, tha se palët janë në fazë negocimi ku duhet të lëshojnë. Çika vë në dukje se Athina e ka bërë një hap pas në raport me çështjen “Beleri”, dhe tashmë Tiranë duhet të bëjë një hap pas, ose së paku të bëjë një propozim për zgjidhjen e ngërçit. 

Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë, dukej që në fillim trajektorja që do ndiqej. Tani kemi një zyrtarizim nga qeveria greke, diçka që ishte paralajmëruar, nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Erdhi momenti, në prag të kalimit të fazave, për pjesën Screening, duhet një aprovim nga shtetet anëtare, rrjedhimisht kemi qëndrimin e Greqisë, të paralajmëruar prej kohësh, që ka qenë jo vetëm nga administrata por edhe goja e Mitsotakis. Është një situatë që duhet të marrë një formë zgjidhje. Qeveria shqiptare pretendon se është çështje e gjyqësorit, nga ana tjetër qeveria greke ka bërë edhe presion që rritet me rrugën europiane të Shqipërisë. Kjo është një fazë negocimi mes dy shteteve, duke qenë se ka negocim patjetër që do ketë lëshime nga palët. Greqia e ka bërë një hap pas, pasi kërkon vetëm betimin. Nuk zgjidhen çështjet e politikës së jashtme me folklorizma nacionaliste. Palët duhet të gjejnë një zgjidhje për të mirën e vendit. Në mos të bëjë një hap pas, Shqipëria duhet të propozojë diçka për zgjidhjen e ngërçit”.

Duke folur mbi të drejtën e Athinës për veto në raport me Shqipërinë, Çika thekson se Greqia s’duhet parë si "delja e zezë", pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe shtete të tjera.

Kazuzi në fjalë ndërlidh pjesën gjyqësore dhe pjesën politike. Vendimi i Greqisë është një vendim politik. Vetoja prandaj është njohur nga legjislacioni europian për të penguar në raport me interesa të caktuara që ka çdo shtet. Kemi një përpjekje për një reformë ku të preken traktatet, për heqjen e të drejtës së vetos për zgjerimin. Duke qenë një mekanizëm në duart e shteteve, përdoret, dhe do përdoret. Shqipërinë e ka kushtëzuar Franca, edhe Holanda, nëpërmjet kanaleve diplomatike. Nuk është vetëm Greqia delja e zezë, për momentumi-n politik shihet si e tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy