“SPAK i fokusuar vetëm te tenderat e AKSHI-t”/ Zhabina: E njëjta skemë në tokat pyjore të Agasit, Karçanaj duhet të ketë pasur dijeni (VIDEO)

“SPAK i fokusuar vetëm te tenderat e AKSHI-t”/ Zhabina: E njëjta skemë në tokat pyjore të Agasit, Karçanaj duhet të ketë pasur dijeni (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vijon hetimet ndaj Ergys Agasit dhe personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, ku në qendër janë pasuri të paluajtshme dhe mënyra e përfitimit të tyre përmes skemave të dyshuara si të paligjshme.

 

Gazetari Xhevair Zhabina në “MCN Live”, ka deklaruar se hetimi pasuror po zbardh investime dhe pasuri të konsiderueshme të lidhura me Agasin dhe persona të tjerë të dyshuar për vepra penale.

 

Po shihen investimet që Ergys Agasi dhe të tjerët kanë kryer me të tjerët që dyshohen për veprat e ndryshme penale. Ajo që bën përshtypje në dosjen e hetimit pasuror ndaj këtij grupi të strukturuar është përfshirja e institucioneve të tjera në përvetësimin e pasurisë që po i heton prokuroria. Sipërfaqe tokash të mëdha që janë në emër të Agasit.

 

Zhabina ka përmendur gjithashtu një rast konkret në zonën e Lundrës, ku sipas hetimeve, rezulton një sipërfaqe pyjore prej rreth 27 mijë metrash katrorë, ku është ndërtuar edhe një objekt me sipërfaqe 346 metra katrorë. Kjo pasuri, sipas tij, është kaluar në pronësi të Agasit përmes procedurave të legalizimit.

 

Ai thekson se kjo skemë dyshohet të jetë përdorur në disa raste të tjera me toka në zona me vlerë të lartë në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e institucioneve si kadastra dhe proceset e legalizimit. Në këtë kontekst, është përmendur edhe thirrja për dëshmi e drejtueses së Kadastrës, Dallëndyshe Bici.

 

Sipas Zhabinës, dyshohet se në vitin 2020, gjatë aplikimeve për legalizime, mund të jenë përdorur edhe dokumente të falsifikuara.

 

Ai shton gjithashtu se hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te tenderat e AKSHI-t, por të shtrihen edhe te lidhjet e dyshuara të këtij grupi me institucione të tjera dhe biznese të ndryshme, nga ku dyshohet se kanë rrjedhur përfitime financiare.

 

Kam përshtypjen që puna e prokurorisë së posaçme është fokusuar te tenderat e AKSHI-t, por duhen parë edhe lidhjet e Agasit me tenderët e tjerë që kanë të bëjnë me institucionet e tjera sepse paratë për këtë grup të strukturuar nuk vinin vetëm nga AKSHI, por ka edhe institucione të tjera, biznesmenë që janë të lidhur me këtë hetim.

 

Në një qëndrim më të gjerë, Zhabina ka ngritur edhe disa pretendime për mënyrën e administrimit të AKSHI-t ndër vite, duke u shprehur se “po ngrihen mite duke mos lexuar dokumentet”, ndërsa sipas tij duhet parë veprimtaria në dy periudha të ndryshme drejtimi.

 

Ai tha se në të dyja periudhat përmendet emri i drejtueses Mirlinda Karçanaj, por theksoi se vëmendja publike dhe hetimore, sipas tij, është përqendruar te figura të tjera si Agasi dhe Beqiraj. Zhabina ka hedhur gjithashtu dyshime dhe pretendime se mund të ketë përfitime nga tendera publikë, duke kërkuar që këto çështje të hetohen më tej dhe të mos mbeten të kufizuara vetëm në një segment.

 

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar edhe një reagim nga institucionet më të larta shtetërore, përfshirë Kryeministrinë, duke ngritur pyetjen nëse bëhet fjalë për mungesë informacioni apo keqinformim mbi situatën.

 

Një element tjetër i përmendur në deklarimet e tij është edhe dëshmia e një shtetaseje gjermane, e cila sipas Zhabinës ka deklaruar se është ndjerë nën presion dhe ka pretenduar për situata të vështira gjatë zhvillimeve të lidhura me çështjen, duke shtuar se “nuk kishte nevojë për më shumë para”.

 

Sipas tij, kjo dëshmi dhe rrethana të tjera duhen trajtuar si pjesë e një panorame më të gjerë hetimore, ndërsa ai shprehet se disa zhvillime mund të lidhen edhe me ndikime apo ndërhyrje në procese administrative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy